Kukan: Ramën, Metën e Bashën do t'i kisha mbyllur në një dhomë

Shqipëria

Kukan: Ramën, Metën e Bashën do t'i kisha mbyllur në një dhomë

Më: 11 prill 2017 Në ora: 16:02
Eurodeputeti sllovak Eduard Kukan

Eurodeputeti sllovak Eduard Kukan ka deklaruar sot se po të kishte mundësi të mbyllte në një dhomë kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit Ilir Meta dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha derisa të gjenin një zgjidhje për krizën politike.

Gazetari i “Shekulli”-t  raporton nga Brukseli se Kukan i ka thënë kreut të opozitës Basha se do ta mbështeste nëse ky i fundit nis dialogun me mazhorancën.

Kukan thotë se bojkoti i zgjedhjeve nuk është mënyra e duhur për të luftuar padrejtësitë, ndërsa ka edhe një thirrje për qytetarët.

“Bojkoti i zgjedhjeve nuk është mënyra e duhur për të luftuar padrejtësitë. I bëjmë thirrje njerëzve të mos i lejojnë politikanet t`i përdorin për të nisur konflikte.  BE ka institucione qe vëzhgojnë zgjedhjet, raportojnë dhe rekomandojnë. ODIHR do na thotë se do jenë për zgjedhje në Shqipëri. Na lini t`iu ndihmojmë”, tha Kukan.

Në të njëjtën linjë me Kukanin ka qenë edhe eurodeputeti Knut Fleckenstein, që u shpreh kundër bojkotit të zgjidhjeve dhe Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat