Dëshmia e gruas së Artan Cukut: Dëgjova krismat, qetësova fëmijët dhe zbrita poshtë…

Shqipëria

Dëshmia e gruas së Artan Cukut: Dëgjova krismat, qetësova fëmijët dhe zbrita poshtë…

Më: 11 prill 2017 Në ora: 11:21
Artan Cuku

Pak ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në kryeqytet, ku u ekzekutua me 7 plumba ish-komisari Artan Cuku në pallatin ku ai banonte, zbardhet edhe dëshmia e bashkëshortes se tij.

E marrë në pyetje për këtë ngjarje nga efektivet dhe grupi hetimor i ngritur per zbardhjen e ngjarjes ne Drejtorine e Policise se Tiranes dhe ne Policine e Shtetit, ajo nuk ka treguar shumë për autorin, apo autorët e mundshëm, pasi nuk ka mundur t’i shohë sepse ka qenë në shtëpi në momentin që ka ndodhur vrasja.

Në dëshmine e saj para efektivëve, ajo ka treguar se “Tani nuk mbante armë prej 2 vitesh, as në brez as në makinë”.

Teksa ka treguar edhe se si e ka mësuar lajmin për vdekjen e të shoqit, tha se kishte dëgjuar krisma.

“Dëgjova krismat dhe thirrjet poshtë.... U nisa të zbres poshtë dhe jam kthyer se kisha fëmijët vetëm. Por kam zbritur pas pak sekondash dhe e kam gjetur Tanin të vdekur”, ka thënë ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat