Rama: Basha nuk erdhi në negociata, mandati im legjitim deri më 18 qershor!

Shqipëria

Rama: Basha nuk erdhi në negociata, mandati im legjitim deri më 18 qershor!

Më: 11 prill 2017 Në ora: 10:59
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, dje ishte i ftuar në emisionin”5 pyetje nga Babaramo”. Ai ka folur për situatën politike në vend, zgjedhjet e Kavajës, 18 qershorin, si edhe për dialogun mes Bashës. Sipas Ramës dialogu ka arritur deri në pikën ku është vendosur ora dhe vendi i takimit, por në fund ka qënë kreu i opozitës Lulzim Basha ai që është tërhequr.   Basha tha sot se ka 5 ditë që pret të diskutojë me ju dhe kjo nuk po ndodh E pavërtetë! Sepse persona teknike ulen në tryezë për dokumenta të caktuara pasi fillon dialogu.

Personat teknike, përcaktojnë axhendën, orën, vendin pastaj çfarë do të dilet pas dhe çfarë do të dakortësohet më pas, pastaj do e bënin personat teknike.

U përcaktua dhe ora?

Po, por nuk u konfirmua kurrë

U përcaktua ora domethënë?

U takuan dy personat dhe folën për orën, vendin, dhe u caktuan, por asnjë gjë më pas. Po nuk kanë rëndësi sepse nuk u bë asgjë Janë detaje, kuriozitete dhe fakte që dëshmojnë Unë flas të vërtetën, nëse ju mendoni se unë gënjej, puna juaj. U ra dakort për axhendën, vendin, orën

Axhenda për çfarë? Atë që u desh të shkruanin ata

Atëherë pse nuk u bë?

Duhet të pyesni Lulzim Bashën se përse ka frikë për të mos u ulur me mua. Ju kujtohet kur thoshte ulemi po me kusht mos të flitet për Fierin. Imagjino t’i bëja unë një kërkesë kryeministrit të asaj kohe, më jep dorëheqjen dhe më pas të veprojmë sesi do veprosh me mua në dialog. Jemi në një moment qesharak dhe në një moment kur rrezikojmë të bëhemi qesharakë, dhe si ka mundësi që një parti e madhe si PD të mbyllet në një cadër dhe të refuzojë të mos shkojë në zgjedhje. Këtë nuk e kuptoj. Është një katund i tërë aty që i merr shqiptarët për budallenj. Zgjedhjet pa opozitën bëhen në vende diktatoriale. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat