Çfarë do të bëjë Rama nëse Meta ikën nga qeveria? Ja përgjigja e tij

Shqipëria

Çfarë do të bëjë Rama nëse Meta ikën nga qeveria? Ja përgjigja e tij

Më: 11 prill 2017 Në ora: 00:13
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Pesë pyetje nga Babaramo” është përgjigjur për protestën e opozitës dhe për fatin e zgjedhjeve.

I pyetur se çfarë do të bënte në rast se aleati kryesor në qeverisje Ilir Meta do të tërhiqte ministrat e LSI, Rama u shpreh se nuk beson se një gjë e tillë ka për të ndodhur. Rama ka zgjedhur të mos flasë në lidhje më këtë çështje, duke shtuar se do të fliste për çështjen në fjalë, vetëm nëse do të ishte përballë faktit të kryer.

“Nuk dua ta besoj se Meta do të tërhiqte ministrat dhe nuk flas me nëse. Por, çdo gjë të paktën sipas meje, duhet komentuar atëherë kur ndodh”, tha kreu i qeverisë. Për Ramën, koalicioni do të qëndrojë deri në fund bashkë, pasi sipas tij, ka arsye të fortë për të qenë të bashkuar.

Po partnerët në koalicion?

Nuk duhet të komentoj partnerët tanë në koalicion, natyrisht që qasja e tyre është e ndryshme nga e jona është në të drejtën e tyre, e kam lexuar si përpjekje për të rregulluar situatën, është një tentative, nuk e ndaj në parim por e mirëkuptoj si të tillë, nuk shoh arsye për të komentuar, mendoj që në fund të ditës do jenë në zgjedhje, në qoftë se PD vendos të vrasë veten ta vrasi veten, nuk bëjmë çfarë nuk ka lejon kushtetuta, nëse do të shkojë para gjykimit të popullit të na bëjë me dije me gjithë ndryshimet në kodin zgjedhor.

Zgjedhjet do bëhen në 18 qershor edhe nëse do jenë PD dhe LSI?

Po jua përsëris që nuk e shoh LSI­-në si problem në këtë proçes, PD është problemi në këtë proces, LSI ka bërë një përpjekje me vullnet të mire për të zgjidhur situatën, jemi forca më e madhe në vend, jemi forca që kemi marrë përsipër të bëjmë shtet. Kemi bërë gabime, kemi të meta, ka shume gjëra për të bërë, nga ana tjetër nuk bëjmë gabime të qëllimshme në kurriz të Shqipërisë dhe qytetareve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat