Policia gjen rroba të braktisura në rrugë, dyshohet se janë të vrasësit të Cukut

Shqipëria

Policia gjen rroba të braktisura në rrugë, dyshohet se janë të vrasësit të Cukut

Më: 10 prill 2017 Në ora: 21:26
Artan Cuku

Dy ditë pas ekzekutimit të Artan Cukut, ish-drejtor i Policisë së Vlorës duket se policia ka rënë në gjurmët e vrasësit të tij.

Në kërkim të armëve të krimit, duke dyshuar se mund të jenë hedhur diku nga atentatorët, efektivët e rendit kanë gjetur një qese me rroba të hedhur pas Postës nr.8.  Rrobat e gjetura ngjajnë me ato që kishte veshur vrasësi që u pikas nga kamerat e sigurisë ditën që u ekzekutua ish-drejtori i policisë.  Ekspertët po ekzaminojnë rrobat e gjetura për të përcaktuar nëse i përkasin vrasësit të Cukut. Artan Cuku, 42-vjeç është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen së shtunës në rrugën e "Kosovarëve", në Tiranë. Ai u ekzektua me 5 plumba, ndersa policia ka vënë në dispozicion shumen e 30 milione lekeve te vjetra per kedo qe ka informacion rreth kesaj ngjarje. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat