Rama: Nuk ka Shqipëri evropiane pa drejtësi evropiane

Shqipëria

Rama: Nuk ka Shqipëri evropiane pa drejtësi evropiane

Më: 10 prill 2017 Në ora: 14:23
Edi Rama

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PS, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se reforma në drejtësi është thelbi i zhvillimit europian të vendit.

“Shqipëri evropiane pa drejtësi evropiane nuk mund të ketë. Edhe Shqipëri evropiane me kërcënime për dhunë nuk mund të ketë”, ka thënë Rama. 

Më tej kreu i PS ka përsëritur qëndrimin sa i takon kërkesës së PD për një qeveri teknike. “Unë e konsideroj qeverinë përgjegjësi dhe jo privilegje që i ke dhe nga të cilat heq dorë”, ka thënë Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat