Hetimet - Policia merr në mbrojtje familjen e ish-oficerit Artan Cuku

Shqipëria

Hetimet - Policia merr në mbrojtje familjen e ish-oficerit Artan Cuku

Më: 10 prill 2017 Në ora: 10:37
Artan Cuku

Dy ditë pas ngjarjes së rëndë, të vrasjes së ish-oficerit të policisë Artan Cuku, familja e tij është marrë në mbrojtje.  Shërbimet e policisë janë vënë në ruajtje të banesës së 42-vjeçarit të ndjerë, ku jeton gruaja dhe fëmijët e tij.

Ish drejtori i Policisë së  Vlorës Artan Çuku u ekzekutua  me armë zjarri rreth orës 20:45 (8 prill 2017) në zonën e njohur si “Rruga e Kosovarëve” në Tiranë.

Ekzekutimi, i cili mendohet se është kryer nga 2 autorë  ka ndodhur në hyrjen e pallatit ku Çuku banonte.

Policia shoqëroi dy persona në lidhje me ngjarjen, të cilët u lanë të lirë përsëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat