Basha e quajti idiot dhe kukull të Ramës, ja si i përgjigjet kreu i KQZ-së

Shqipëria

Basha e quajti idiot dhe kukull të Ramës, ja si i përgjigjet kreu i KQZ-së

Më: 9 prill 2017 Në ora: 17:49
Denar Biba

Përmes një statusi në rrjetin social, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Denar Biba i është përgjigjur liderit të opozitës Lulzim Basha, i cili e quajti idiot që tenton të bëjë si Papa Francesku.

Duke mos u marrë me ofendimin e kryedemokratit, Denar Biba është shprehur se qëllimi i opozitës për të njehsuar çdo deklaratë të tij me PS-së, është një qëndrim dashakeqës, aqsa dhe naiv.

Biba shkruan se deklarata e tij për të shytë më tej afatin e regjistrimit në zgjedhje të partive, nuk është një sinjal i ardhur nga PS-ja për PD-në, por thjesht se data 9 prill është e dielë, ditë pushimi.

“Ka nje qasje frikshmerisht naive dhe/ose keqdashese qe e njehson cdo qendrim a deklarate timen me ato te PS!!!  Sot psh deklarata ime (e shpallur qe hershem) se, "une do te jem avokati me i mire i interesave legjitime te opozites" eshte interpretuar nga disa sikur PS u terhoq nga qendrimi i saj "i forte" dhe po i lutet PD qe vec te regjistrohet ne zgjedhje pa s'ka rendesi afati. Kjo pasi sot (data 9 prill) eshte afati i fundit i regjistrimit te partive per Zgjedhjet e 18 qershorit 2017.  Cfare mund te them ne lidhje me kete eshte se, duke qene se sot eshte dite e Djele, afati shtyhet per neser. Persa i takon qendrimit tim, s'do fare mend qe te kuptosh se eshte interes absolut i opozites qe te marre pushtetin, ne menyre qe te vere ne jete programin e saj politik.  Por qe kjo te ndodhe, me se pari opozita duhet te regjistrohet e te konkurroje ne zgjedhje. Ne nderkohe une do vijoj te jem ai qe kam qene gjithmone, cilatdo qofshin interesat e dites se partive politike.”-shkruan Biba.

Sot lideri i demokratëve është shprehur se opozita ka vendosur tashmë që të mos regjistrohet si subjekt ( të gjitha partitë politike opozitare) në zgjedhje dhe se afati i shtyrjes nga KQZ është një orvajte e dështuar e PS-së. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat