Balla ironizon Bashën dhe Metën: Shqipëria, jo ajo që flet çadra dhe miqtë e çadrës

Shqipëria

Balla ironizon Bashën dhe Metën: Shqipëria, jo ajo që flet çadra dhe miqtë e çadrës

Më: 9 prill 2017 Në ora: 13:53
Deputeti socialist Taulant Balla

Deputeti socialist Taulant Balla në takimin me qytetarët ka sulmuar kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe aleatët e tij jashtë çadrës.

Në një postim në rrjetin social facebook ai është shprehur se Shqipëria që shqiptarët duan është njerëzve të thjeshtë dhe jo ajo për të cilën flet çadra dhe miqtë e çadrës.

“Shqiperia qe duam eshte Shqiperia e njerezve te thjeshte, jo Shqiperia per te cilen flet çadra dhe miqte e çadres.

Ne zonen e Rrajces nuk ishte investuar asnjehere ne kanale vaditese. Fale mbeshtetjes se Qeverise Shqiptare per Bashkine Prrenjas keto dite fillojne punimet per kanalin vadites te Rrajces ose sic i thone rrajcaret “Vija e Madhe”, investim i cili kap vleren e 250 milion leke te vjetra.

Me te njejtin angazhim dhe energji, qe kemi treguar per çuarjen perpara te Reformes ne Drejtesi, ne 4 vitet e ardhshme do te luftojme per sa me shume punesim per njerezit e thjeshte.

Per te vetepunesuarit ne bujqesi do te rrisim mbeshtetjen shteterore permes Fondit Shteteror te Garancive ne Bujqesi”, tha Balla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat