Vrasja e ish- zyrtarit të policisë/ Kur ishte në detyrë një person vrau veten me armën e tij në zyrë

Shqipëria

Vrasja e ish- zyrtarit të policisë/ Kur ishte në detyrë një person vrau veten me armën e tij në zyrë

Më: 8 prill 2017 Në ora: 21:27
Artan Cuku

Detaje të reja dalin në ditë pas vrasjes së ish- drejtorit të policisë së Vlorës, Artan Cuku mbrëmjen e sotme në kryeqytet në rrugën e Kosovarëve. “Balkan Web” mëson se në kohën kur Artan Hoxha ishte shef krimesh në Tiranë ka ndodhur një incident, pasi një person është vrarë me armën e tij në zyrë.

Viktima ishte vëllai i një personi që ishte arratisur nga burgu. Artan Cuku ka qenë shef krimesh në Tiranë, Shkodër dhe Fier. Artan Cuku mbajti detyrën e Drejtorit të Policisë së Vlorës nga viti nga 2012 deri në vitin 2013. Ai ka qenë gjithashtu Nëndrejtor i Policisë për Krimet e Rënda në Tiranë nga viti 2009 deri në vitin 2011.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat