Koço Kokëdhima takim me Bashën

Shqipëria

Koço Kokëdhima takim me Bashën

Më: 8 prill 2017 Në ora: 15:55
Kreu i opozitës në Shqipëri Lulzim Basha

Kreu i opozitës  në Shqipëri Lulzim Basha takohet sot me ish-deputetin socialist Koço Kokëdhima.

Takimi njoftohet nga stafi i Koço Kokëdhimës ,mësohet se Basha e Kokëdhima do të takohen ambientet e Hotel “Rogner”, ndërsa ftohen mediat të jenë të pranishme.

Që pas heqjes së mandatit të deputetit, Kokëdhima ka krijuar lëvizjen “Zgjidhja” dhe artikulon kritika të ashpra ndaj Partisë Socialiste dhe kryetarit të saj Edi Rama.

Nuk dihet se për çfarë do të bisedohet mes tyre, por në fokus pritet të jetë aktualiteti politik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat