Bushati “sulm” ndaj Voltana Ademit: Shkodra ka vite që keqqeveriset

Shqipëria

Bushati “sulm” ndaj Voltana Ademit: Shkodra ka vite që keqqeveriset

Më: 8 prill 2017 Në ora: 12:47
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati nga Shkodra hodhi akuza të forta ndaj kryebashkiakës Voltana Ademi.

Ndërsa ftoi shqiptarët t’i drejtohen kutive të votimit në 18 qershor, pasi kjo është përgjigja më e mirë për të gjithë ata që pyesin nëse do të mbahen zgjedhjet.

“Shqiptarët presin që në 18 qershorit t’i drejtohen kutive të votimit. Në nuk kemi përballë blunë përkundër vjollcës. Zgjedhjet e 18 qershorit janë vendimtare. Një Shqipëri më e drejtë do të thotë se do të vazhdojë procesi i reformës në arsim, ku nxënësi do të pranohet mbi bazën e meritës. PD e keqqeveris Shkodrën për gjithë këto vite.

Falënderoj Ramën për kujdesin e veçantë që mendon për Shkodrën. Ne na nderoj të gjithëve në Beograd. Në 3 vjet e gjysmë kemi dëgjuar PD, Bashën dhe Berishës për zgjedhje të parakohshme. Sot që po vjen dita, PD është futur në çadër për të mos lejuar procesin e pastrimit të pallatit të drejtësisë dhe për të mos lejuar PS që është forca e madhe e progresive në Shqipëri.

A mund ta pranojmë në këtë? Që mund tër mbajnë peng Shqipërinë, që sot forca e parë demokratike është mbyllur në një çadër dhe nuk pranon zgjedhjet. Për ne vizioni ynë për Shkodrën është një prej portave më të rëndësishme në Adriatik”,-tha Bushati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat