Basha: Të huajt që kundërshtojnë PD-në, të korruptuar nga narko-mafia shqiptare

Shqipëria

Basha: Të huajt që kundërshtojnë PD-në, të korruptuar nga narko-mafia shqiptare

Më: 7 prill 2017 Në ora: 13:27
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka rritur tonet sot kundër atyre ndërkombëtarëve që kanë dalë kundër opozitës në bojkotimin e Parlamentit dhe kërkesave të saj për qeveri teknike dhe shtyrjen e zgjedhjeve.

Duke folur nga çadra e protestës para kryeministrisë, në ditën e 49- të saj, Basha tha se ata ndërkombëtarë që dalin kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, janë ose të papërgjegjshëm ose të korruptuar.

“Ka miq dhe dashamirës të Shqipërisë që për një aryse apo një tjetër nuk kanë informacionin e plotë. Me ta duhet të kemi durim, duhet të kemi të hapur rrugën e dialogut për të informuar mbi këto të zeza. Ka edhe të tjerë që nuk duan të informohen. Atyre, pavarësisht se nga vijnë dhe çfarë posti mbajnë, u them: që të mbyllësh sytë para krimit dhe drogës, do të thotë që je ose i papërgjegjshëm ose i korruptuar nga paratë e narkomafies shqiptare”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat