Ambasada e SHBA-ve paralajmëron shqiptarët për vizat turistike dhe lotarinë

Shqipëria

Ambasada e SHBA-ve paralajmëron shqiptarët për vizat turistike dhe lotarinë

Më: 6 prill 2017 Në ora: 17:25
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tiranë

Përmes një njoftimi në rrjetin e saj social Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dhënë një paralajmërim për ata qytetarë shqiptarë që kërkojnë viza turistike apo që janë përzgjedhur nga lotaria, që të mos vonojnë me dërgimin e dokumentave të tyre.

Kjo për arsyen se gjatë muajve të verës puna do të ngarkohet. Kësisoj, Ambasada e SHBA u bën thirrje qytetarëve që të dërgojnë sa më shpejt dokumentat e tyre.

Ambasada e SHBA gjithashtu i bën thirrje qytetarëve që për pyetjet e tyre të kontaktojnë në adresën e tyre elektronike.

Postimi i Ambasadës:

"Uau! Për ne ka qenë një javë e ngarkuar në Sektorin e Konsullatës. Me afrimin e muajve të verës, me shumë mundësi do të ketë edhe më tepër ngarkesë, ndaj planifikojeni datën e intervistës tuaj turistike sa më shpejt në kohë dhe nëse jeni i përzgjedhur për lotarinë, dërgojini dokumentet sa më parë. Por, sigurisht, ne do ta gjejmë kohën për t'iu përgjigjur pyetjeve tuaja. Dhe mbani mend: në qoftë se ju keni pyetje në lidhje me një rast specifik për vizë, ose keni një pyetje private që do të dëshironit të pyesni, ju gjithmonë mund të na shkruani te: [email protected]  Faleminderit dhe mbetemi në pritje t’u përgjigjemi pyetjeve tuaja sot dhe gjatë javës!"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat