Pendohet ish-komandoja, vendos të tregojë për grabitjen e makinës së bankës

Shqipëria

Pendohet ish-komandoja, vendos të tregojë për grabitjen e makinës së bankës

Më: 6 prill 2017 Në ora: 17:01
Ditjon Memlika

Ish-komandoja, Ditjon Memlika  një nga të arrestuarit për grabitjen e makinës së bankës ka vendosur të bashkëpunojë me policinë. Kështu, duke marrë statusin e dëshmitarit të drejtësisë në dosjen e Rinasit, Memlika ka pohuar se e kishin angazhuar si informator së bashku me Fatjon Xhyliun, për të sinjalizuar transportin e valutës sapo të dilnin nga banka.

Aktualisht për këtë grup janë në kërkim edhe dy persona të tjerë të konsideruar me role kryesore në grup, Admir Murataj dhe Klement Çala.

Dhe ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda po përpiqet të zbardhë se çfarë grabitjesh të tjera janë realizuar nga grupi, Prokuroria e Tiranës e mbylli dosjen dhe dërgoi si të pandehur në gjykatë 6 policë privatë të cilët do të gjykohen për shpërdorim detyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat