PD: OK për takimin, por të jetë i përgatitur

Shqipëria

PD: OK për takimin, por të jetë i përgatitur

Më: 6 prill 2017 Në ora: 15:30
Lulzim Basha

Partia Demokratike e Shqipërisë është në pritje të vendosjes së kontaktit me qeverinë për realizimin e takimit Rama-Basha.

Burime pranë kabinetit të kryetarit të PD-së bëjnë të ditur se që prej mëngjesit të sotëm, stafi politik i kryetarit të opozitës ka qenë në pritje të një takimi për të përgatitur takimin me zotin Rama.

“Deri tani kjo nuk ka ndodhur, sepse pala tjetër këmbëngul vetëm për vendin dhe orën e takimit, por jo për përgatitjen e takimit”, thonë burimet.

Kryetari i opozitës tha dje se është kundër një dialogu fasadë. Burime pranë stafit të zotit Basha thanë se kjo do të thotë se ky takim nuk mund të jetë si ai i 6 qershorit të vitit të kaluar për reformën në drejtësi, i cili për opozitën rezultoi një takim shoë dhe pa asnjë rezultat.

“Partia Demokratike dyshon për seriozitetin e Edi Rames edhe këtë herë, aq më shumë që në dallim edhe me takimin e 6 qershorit “Rama duhet t’i drejtohet Kryetarit të  Partisë Demokratike, liderit të opozitës dhe Kryeministrit të ardhshëm me një gjuhë serioze dhe të përgjegjshme nëse e tillë është edhe ftesa për dialog”, thonë burimet.

Për këto arsye, PD këmbëngul që takimi të jetë i përgatitur, që sipas saj të zgjidhet kriza dhe të mos jetë një shfaqje e radhës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat