Vrasja e ish-policit shqiptar në Gjermani, identifikohen autorët

Shqipëria

Vrasja e ish-policit shqiptar në Gjermani, identifikohen autorët

Më: 6 prill 2017 Në ora: 14:49
Ish-policit shqiptar, Kujtim Prenga, në Gjermani

Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me hetuesit gjermanë, kanë identifikuar autorët e ekzekutimit të ish-policit shqiptar, Kujtim Prenga, në Gjermani, në janar të këtij viti

Burime pranë Krimeve të Rënda thanë për Shqiptarja.com se janë lëshuar urdhër arrestet për tre autorët e krimit, ndërsa për arsye të hetimeve, nuk bëhen të ditur identitetet e tyre. Sipas tyre, ishin gjurmët e ADN-s dhe pamjet filmike që zbuluan vrasësit të cilët, po sipas të njëjtave burime, rezultojnë të jenë persona me precedentë penalë. 

Mësohet se tre autorët kanë udhëtuar nga Shqipëria në drejtim të Italisë dhe më pas në Gjermani posaçërisht për vrasjen e Prengës. Pas krimit ata janë kthyer sërish në Shqipëri duke shfrytëzuar të njëjtin itinerar, përmes Italisë. Kujtim Prenga u ekzekutua më 13 janar të këtij viti në sy të vajzës së tij të mitur. Ish-polici kishte emigruar në Gjermani për shkak të gjakmarrjes. Kjo ështëvr edhe pista kryesore e hetimeve për zbardhjen e këtij krimi.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat