Basha ndryshon qëndrim, flet për dialog politik me Ramën!

Shqipëria

Basha ndryshon qëndrim, flet për dialog politik me Ramën!

Më: 5 prill 2017 Në ora: 12:27
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga ‘çadra e lirisë’ i ka kthyer përgjigje Edi Ramës në lidhje me ftesën e dijshme për tu ulur dhe për të diskutuar rreth zgjidhjes së krizës politike.

Ai nuk ka mohuar faktin që PD është gati për një dialog politik, por ka shtuar këtu kërkesat specifike sesi duhet të ndërtohet ky dialog duke mos e përfshirë opozitës në aferat kriminale të qeverisë.

Pjese nga fjalimi i Bashes  

Si mundet ndryshe të mbahet në pushtet një grusht njerëzish, që rrit taksat, që nuk bën asnjë investim, nuk hap asnjë vend të ri pune, por mbyll qindra, mijëra biznese. Për të qenë të saktë 27 mijë biznese të mbyllura. Me paratë e taksave të rritura, me të vërtetë nuk bëhet investime që të ju ndihmojë ju, por ju e dini pasurohen në mënyrë marramendëse një grup pushtetarësh dhe oligarkësh, një grup pronarë mediash, që kanë për detyrë të shfaqin teatrin e kukullave. Mos harroni, përballë kemi një kupolë kriminelësh. Qeveria, Kryeministri, Edi Rama është kriminel. Qëllimi i tij është të mbajë me çdo kusht këtë gjendje. 

E vetmja forcë, i vetmi rrezik, e vetmja mundësi për t’u përballur me këtë çelje aktuale, e vetmja forcë që mund ta përmbysë, jeni ju, është bashkimi i qytetarëve shqiptarë. Ja pse bashkimi popullor bën fuqinë. Dhe protesta në këtë çadër është makthi i Edi Ramës dhe publikut të vjetër. Dhe për herë të parë në këto 4 vite, shfaqja me kukulla ka marrë fund. Për herë të parë, interesant e Republikës së Vjetër, kërcënohen, sepse kërcënohet pushteti i tyre. Sepse populli shqiptar nuk do të pranojë teatër kukullash. Sepse ne jemi këtu me një zotim, për të ju dhënë qytetarëve, zgjedhje për qytetarët, zgjedhje për Republikën e Re. Kjo betejë ka ardhur duke u rritur nga dita në ditë. Dhe sot ndodhemi në një javë vendimtare. Republika e Vjetër do të shpresojë që përmes një dialogu fasadë, të arrijmë zgjedhje fasadë, ku PD dhe opozita të bëhet pjesë e teatrit të kukullave. Me pak fjalë që PD dhe opozita të marrë karriget e saj, dhe ta bëjë pjesë të krimit. Kjo është shpresa, ky është projekti. 

Dhe një grusht avokatësh ndërkombëtarë të kësaj qeverie, që paguhen me paratë e drogës dhe krimit. Ndaj nëse do të ketë dialog politik, që e kemi kërkuar prej ditës së parë, ky dialog nuk do të kthehet kurrë në Pazar të pisët, që të vazhdojë komploti i vjetër. Por do të jetë dialogu politik, që përmes standartit europian për zgjedhje të lira dhe të ndershme, do t’i japë fund një herë e përgjithmonë rrugëve të vjetra dhe politikave të vjetra, që mban peng zhvillimin e Shqipërisë. Nëse do të ketë dialog politik, nuk do të kthehem kurrë me premtime në favor të Partisë sime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat