Dorëzimi i mandatit të 4 ministrave, Rama-Meta mbi një orë takim në Kryesinë e Kuvendit

Shqipëria

Dorëzimi i mandatit të 4 ministrave, Rama-Meta mbi një orë takim në Kryesinë e Kuvendit

Më: 5 prill 2017 Në ora: 11:03
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta kanë zhvilluar një takim i cili zgjati për më shumë se një orë. Bisedimet mes krerëve të koalicionit qeverisës, janë të parat pas deklarimit të Ilir Metës për lënien e mandateve të 4 ministrave në dorë të zgjidhjes së krizës parlamentare, ku opozita është më shumë se 45 ditë në protestë dhe në bojkot të parlamentit. Po ashtu takimi Meta-Rama zhvillohet një ditë para seancës parlamentare, ku pritet të ketë dhe vendime porsa i përket angazhimit të qeverisë.

Në përgjigje të Metës, i cili kërkoi dialog urgjent mes palëve si kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama i janë përgjigjur pozitivisht. Por pa dhënë një datë të caktuar. Prej opozitës është kërkuar që veç qeverisë teknike të diskutohet mbi reformën zgjedhore, reformën në drejtësi mbështetur në përcaktimet kushtetuese, dekriminalizimin dhe luftën ndaj kanabisit.

Pavarësisht mandateve, Meta është shprehur se është për të vijuar koalicionin me Partinë Socialiste për zgjedhjet parlamentare, por duke shtuar kushtin e realizimit të standardeve për zgjedhje të lira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat