Opozita i kthen përgjigje ftesës së Ilir Metës: Mirësevjen!

Shqipëria

Opozita i kthen përgjigje ftesës së Ilir Metës: Mirësevjen!

Më: 4 prill 2017 Në ora: 12:03
Luzlim Basha

Gjatë fjalimit të tij nga çadra e lirisë, siç e kanë cilësuar demokratët, kreu i opozitës Luzlim Basha i është përgjigjur ftesës së mbrëmshme të Metës, i cili tha se nuk janë për qeveri teknike, por besimi së bashku me opozitën.

Duke ndjekur gjurmët e Metës, me të njëjtin slogan dhe retorikë “Shqipëria e para”, Basha pranoi ftesën e kreut të LSI-së, gjithnjë “nëse është e sinqertë”.  Në të njëjtën kohë Basha i bëri thirrje edhe kryeministrit Edi Rama që të pranojë me dialogun për qeveri teknike. 

“46 ditë më parë, ju burra, gra, të rinj e të reja nisët një mision kombëtar dhe qytetar, që garanton dinjitetin dhe të drejtat e të gjithë shqiptarëve. Të drejtën përtë votuar të lirë, për zgjedhje të lira dhe të ndershme. 46 ditë më parë Shqipëria ishte një vend me shpresën e vrarë. Dhe kjo sepse Republika e Vjetër, ishte shndërruar, dhe është shndërruar jo në një vend për të gjithë shqiptarët, por në një bankë të larjes së parave. Republika e Vjetër është një komplot kundër qytetarëve shqiptarë. Qëllimi i Republikës së Vjetër, nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë, veçanërisht në këto ditët e fundit, interesi shqiptar, por pasurimi i kësaj elite të korruptuar politike, e cila qëndron në pushtet vetëm për të vjedhur paratë e qytetarëve. 

Ky është fundi i pushtetit të korruptuar dhe fillimi i pushtetit të qytetarëve. Jo për pushtetin e PD, as për pushtetin e Lulzim Bashës, por për të ardhmen e fëmijëve tanë. Ditë për ditë në këtë shesh, ne kemi qenë dhe jemi këtu me një moto: Shqipëria e para, shqiptarët të parët. Dhe duke vënë interesin e çdo qytetari, jemi dhe do të jemi të vendosur. Mbrëmë duke vendosur për interesa parësore, një nga aleatët e koalicionit dha një mesazh. Nëse kjo zgjedhje është e sinqertë, mirësevjen tek Shqipëria e para! Tashmë thirrja për qeveri teknike i drejtohet vetëm personit të identifikuar për kapjen e pushtetit Edi Rama. Unë ju them se ëndrra po vjen, ëndrra do të bëhet realitet", tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat