Meta flet për herë të parë për qeveri teknike: Duhet dialog urgjent Rama-Basha

Shqipëria

Meta flet për herë të parë për qeveri teknike: Duhet dialog urgjent Rama-Basha

Më: 3 prill 2017 Në ora: 21:51
Kreu i LSI-së Ilir Meta

Kreu i LSI-së Ilir Meta foli për herë të parë për një qeveri teknike, një qeveri mirëbesimi siç e quajti ai për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Meta tha se nëse kryeministri Edi Rama dhe kryeopozitari Lulzim Basha nuk ulen në dialog, vendi do të shkojë në situata të pakontrolluara me pasoja të paparashikueshme. AI tha se është i gatshëm për të sakrifikuar mandatin e tij, të ministrave dhe të deputetëve të LSI-së. Deklaratat kreu i LSI-së i bëri pas mbledhjes së kryesisë së kësaj force politike.

“Kryesia e LSI pasi analizoi me përgjegjësi të lartë situatën politike që po kalon vendi vlerëson për krizën politike dhe çështjen e zgjedhjeve, se situata është tejet e tensionuar, reforma zgjedhore dhe ajo në drejtësi janë të bllokuara. Retorika p0ltike agresive po dominon sjelljen politike, në këto kushte duhet dialog urgjent dhe zgjidhje politike.

Rama dhe Basha duhet të heqin dorë nga qëndrimet përjashtuese dhe konfliktuale

Vlerësojmë iniciativën e Shpëtim Idrizit ditët e fundit për fillimin e dialogut

Vendi në këto momente ka nevojë për një qeveri mirëbesimi për të garantuar zgjedhje të lira, garantimin e një lufte të ashpër dhe pa asnjë kompromis ndaj fenomenit të drogës, si dhe garantimin dhe realizimin e plotë të procesit të dekriminalizimit

Realizimi i reformës zgjedhore, kusht i domosdoshëm dhe detyrim ende i papërmbushur

LSI vendos të vë në dispozicion të zgjidhjes të gjitha mandatet e saj politike, që nga i kryetari i kuvendit, të ministrave si dhe gjithë postet e përfaqësimit të saj”, tha Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat