Shqipëria, më pak vdekje në rrugë

Shqipëria

Shqipëria, më pak vdekje në rrugë

Më: 2 prill 2017 Në ora: 17:40
Ilustrim

Tremujori i fundit i 2016 ka shënuar një rënie të numrit të aksidente krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ulja është 5,3% sipas institutit të statistikave, nga 561 aksidente që u regjistruan në tetor-dhjetor të 2015, në tremujorin e fundit të 2016 u shkaktuan 531 aksidente.

Paralelisht me aksidentet ka rënë dhe numri i personave të aksidentuar me 6,2%,, kurse ulja e numrit të personave që kanë humbur jetën është edhe më i madh krahasuar me tremujorin e fundit të 2015, duke shënuar 12,8% më pak.

Nga 531 aksidente që u shkaktuan në tetor dhjetorin e 2016, 436 kishin si fajtor drejtuesit e mjeteve kurse në 95 raste shkaktarë ishin këmbësorët.

Shumica e aksidenteve kanë ndodhur në rrugët kombëtare dhe ato urbane. Instituti i statistikave nuk jep arsyet për rënien e numrit të aksidenteve, por gjatë vitit që shkoi u rritën masat ndëshkuese në kodin rrugor për shkeljet në qarkullim dhe është rritur numri i gjobave të vëna.

Efektet besohet se kanë dhënë edhe zbatimi i  patentës me pikë, që ka filluar që në mesin e 2015-ës.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat