Si bëheshin porositë e vrasjeve me e-mail të Julian Sinanajt: ‘Kur do festojmë?’

Shqipëria

Si bëheshin porositë e vrasjeve me e-mail të Julian Sinanajt: ‘Kur do festojmë?’

Më: 2 prill 2017 Në ora: 14:46
Julian Sinanaj

Është zbuluar se si jepeshin porositë e vrasjeve me e- mail të Julian Sinanaj, i pandehuri kryesor i dosjes me shtatë të pandehur te Krimet e Rënda, e njohur si “banda e tritolit”.

Report Tv ka publikuar e- mailin e komunikimet e Sinanaj me biznesmenin Karçini, i cili porositi vrasjen e ortakut për 100 mijë euro.

Pas takimit në kafe, Karcini mesohet se i ka derguar e-mail Sinanajt ku ne tekst shkruhej: “Kur do të festojmë?”.

Për Prokurorinë, biznesmeni është personi që do t’i paguante 120 mijë euro të dyshuarit si vrasës me pagesë, Julian Sinanaj, për të vrarë biznesmenin Piro Bare.

Prokuroria kërkoi prangosjen e tij, pas administrimit të deklarimeve të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Sinanaj. Ky i fundit deklaroi se biznesmeni Karçini i kishte ofruar para për vrasjen e biznesmenit tjetër të gazit, Bare. Në deklarimet e tij para oficerëve të Policisë Gjyqësore, Sinanaj deklaroi se Karçini i kishte premtuar 120 mijë euro për ekzekutimin e Bares.

Gjykata për Krimet e Rënda liroi nga paraburgimi biznesmenin ne 2016, i dënuar nga Shkalla e Parë me 5 vjet heqje lirie.

ReportTv ka arritur të sigurojë e-mailin me të cilën Sinanaj mori porosinë për të ekzekutuar biznesmenin e gazit P.B, vrasjen e të cilit sipas hetimeve të Prokurorisë e vendimit të gjykatës e porositi ortaku i tij Ilir Karcini.

Pasëordin e këtij e-mail në kohën që u porosit krimi e mbanin njëkohësisht dhe Sinanj dhe Karçini, ndërsa kjo adresë është bazuar në në titullin e një filmi shqiptar “Beni ecenvetë”.

ReportTv zbardh e-mailin

ReportTv zbardh e-mailin në të cilin Julian Sinanaj vrasësi me pagesë i bandës së tritolit merrte porosi për të ekzekutuar kundrejt pagesave nga 50 në 100 mijë euro persona të ndyrshmë mes tyre biznesmen.

Sic dhe shihni në këtë faksimile të siguruar nga ReportTv, [email protected] është adresa me të cilën u porosit ekzekutimi i i biznesmenit P.B nga ish ortaku i tij Ilir Karcini.

Por si funksiononte komunikimi në këtë adresë elektronike midis vrasësit me pagesë dhe personave që porositnin krimin.

Për të qenë i besueshëm Julian Sinanaj pasëordin e kësaj adresë e ndante me personin që porosiste vrasjen dhe që të dy bashkë komunikonin më pas vetëm me anë të e-mailit dhe gjithçka kontrollohej në kohë reale nga të dy.

Julian Sinanaj, biznesmenin në fushën e hidrokarbureve dhe gazit Ilir Karcini rezulton sipas hetiemve se e ka njohur nga Genis Mëhillaj me të cilin ka bashkëpunuar dhe më parë.

Por pas takimit të parë ku të pranishëm kanë qenë të tre, në të dytin e deri në momentin final të arrestimit rezultons e Sinanaj e Karcini kanë shmangur Mëhillaj dhe nuk i kanë treguar atij as për komunikimet me e-mail.

Hetuesit kanë mundur të sigurojnë disa të dhëna nga ky e-mail mes të tjerave dhe një komunikim nga biznesmenit Karcini për llogari të Sinanaj ku i shkruan “ kur do të festojmë” referuar këtu vrasjes dhe pjesës tjetër të pagesës.

Vrasja e shtetasit P.B u shmang pasi Ndricim GJokonaj tregoi në polici planin e Julian Sinanajt ndërsa ky i fundit më 5 shkurt 2014 u prangos nga policia e Tiranës, e cila arriti që në tabletin e Sinanjt të zbardh dhe komunikimet e tij me Ilir Karçinin i cili nga laptop i zyrës i shkruante vrasësit për krimit që e kishte paguar.

Më 09/03/2017 Apeli i Krimeve të Rënda vendosi dënimin me 30 vite për Sinanajn, 8 vite për Ndricim Gjokonajn, 8 vite për Marion Mitron dhe 5 vite për Ilir Karcinin.

Ndërsa për Andon Mëhillajn, Genis Mëhillajn, e Albin Mexhajn nuk pranoi apelimin duke lënë në fuqi dhe burgun përjetë ndaj Andonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat