Protesta e PD - Basha: Në 7 maj do të jemi në Kavajë për të protestuar

Shqipëria

Protesta e PD - Basha: Në 7 maj do të jemi në Kavajë për të protestuar

Më: 2 prill 2017 Në ora: 10:04
Lulzim Basha

Opozita do të jetë në Kavajë më 7 maj, jo për të votuar por për të protestuar për për votën e lirë.

Basha: Atë ditë në Kavajë nuk do të ketë zgjedhje por një protestë kombëtare popullore dhe zgjedhjet në Kavajë njësoj si zgjedhjet kombëtare do t’i mbajmë vetëm me qeverinë teknike që do të garantojë vullnetin e kavajasve dhe gjithë shqiptarëve.

Lulzim Basha mbrëmjen e djeshme iu bashkua demokratëve të Kavajës dhe të njësisë 8 në Tiranë dhe paralajmëroi atë që do të ndodhë nëse në Kavajë maxhoranca do të mbajë zgjedhje pa demokratët.

Basha: Dhe po i  shkoi mendja ta provojë, ta mendojë të bëjë zgjedhje pa demokratët në Kavajë, atëhere jo tekstualisht, jo në kuptimin romantic, Kavaja do ti bëjë atë që i bëri etërve të tij komunistë.

Më herët në një bashkëbisedim me ish- të përndjekurit Basha tha se një ndër kriteret e PD për kandidatët e ardhshëm do të jetë edhe pastërtia e figurës nga e kaluara komuniste

Basha: Është padyshim një mëkat dhe një gabim shumë i madh dhe një faj i Partisë Demokratike, i cili do të ndreqet menjëherë. Dua të garantoj çdo shqiptare dhe çdo shqiptar, të djathtë e të majtë, që një ndër tre kriteret bazë për përfaqësuesit e ardhshëm të Partisë Demokratike në Parlamentin e Shqipërisë, tre kriteret bazë do të jenë: Dosjet e pastra nga lidhjet me krimin, dosjet e pastra nga korrupsioni dhe dosjet e pastra nga e kaluara si bashkëpunëtorë apo si xhelatë të diktaturës komuniste.

Për herë të parë pjesë e fjalimeve në cadrën e opoziës u bë edhe bashkëshortja e Lulzim bashës.

“Të gjithë e dinë sa e vështirë është të integrohesh në shoqëri të huaja, dhe të gjithë ne që kemi qënë jashtë shtetit, këtë e dimë shumë mirë. Por mbase është më e vështirë të integrohesh në shoqërinë tënde. Ne të gjithë e kemi këtë borxh ndaj të përdjekurve politikë dhe për ata që guxuan. Ne jemi të gjithë këtu për të thënë që kjo do bëhet. Me mirë vonë se sa kurrë por kjo do të bëhet”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat