Basha akuza ministrit Xhafaj: Në dosjet e ndërkombëtarëve si i lidhur me bandat!

Shqipëria

Basha akuza ministrit Xhafaj: Në dosjet e ndërkombëtarëve si i lidhur me bandat!

Më: 1 prill 2017 Në ora: 21:43
Kreu i PD-së Lulzim Basha

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta sot ndaj Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Në fjalën e tij nga çadra, kryedemokrati Lulzim Basha tha se Ministri Xhafaj është në dosjet e ndërkombëtarëve si njeriu i lidhur me bandat më të rrezikshme.

“Ndërsa ministri i Brendshëm është njeriu, vëllai i të cilit është trafikant kokaine. Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është në dosjet e ndërkombëtarëve si njeriu i lidhur me bandat më të rrezikshme të trafikut të drogës. Krimi është krim dhe detyra e parë e Republikës së re është të ndërpresë njëherë e përgjithmonë lidhjet e politikës me krimin”, theksoi Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat