Kjo është porosia e Ramës për ”Deklaratën e partive shqiptare”

Shqipëria

Kjo është porosia e Ramës për ”Deklaratën e partive shqiptare”

Më: 31 mars 2017 Në ora: 08:31
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur më shumë për gjendjen e shteteve në rajon por është ndalur edhe tek ”Deklarata e partive shqiptare” në Maqedoni ku në mes tjerash ka thënë se ai veçse e ka ndihmuar procesin e komunikimit në mes partive shqiptare për të arritur përpilimin e një deklarate të përbashkët.

”Kjo është një lojë politike. Dhe këtë e dinë shumë mirë ata që e luajnë, sepse shqiptarët s’kanë qenë, s’janë dhe as që do të jenë problemi i Maqedonisë, por shqiptarët kanë qenë, janë dhe do të jenë njësi shtetformuese, të drejtat e së cilës nuk mund të trajtohen si favore. Kaq. Por, e gjitha është një lojë politike, që nuk ka të bëjë fare me të ashtuquajturën
”Platformën e Tiranës”.” tha Rama në pyetjen e parë për Maqedoninë dhe krizën këtu.

”Platforma është shkruar dhe është aprovuar nga partitë shqiptare. Unë kam pasur kënaqësinë dhe detyrën që t’i ndihmojë, jo për platformën, por t’i ndihmoj për komunikimin mes tyre.” shtoi Rama.

Ai gjithashtu ka thënë ”Ballkani nuk do të merret me kufijtë e vet deri kur do të besojë tek Europa dhe deri kur Europa do të vazhdojë të motivojë Ballkanin si një horizont të patjetërsueshëm. Fati i stabilitetit në Ballkan dhe i vetë njerëzve të gjeneratës tjetër në Ballkan është i lidhur ngushtësisht me fatin e Europës. Nëse mbyllet perspektiva europiane, nëse dështon anëtarësimi në BE, atëherë në Ballkan hapet debati për kufijtë.”

Përndryshe, tensionimin e situatës në rajon Rama e ka quajtur si problem elektoral pasi në këtë gadishull, në disa shtete ka proces elektoral. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat