Posta Shqiptare vlerësohet në Londër si një nga kompanitë më të mira në rajon, merr çmimin “Sokrati”

Shqipëria

Posta Shqiptare vlerësohet në Londër si një nga kompanitë më të mira në rajon, merr çmimin “Sokrati”

Më: 30 mars 2017 Në ora: 21:18
Posta Shqiptare vlerësohet në Londër

Posta Shqiptare vlerësohet në Londër si një nga kompanitë më të mira në rajon. Në “Forumin Ndërkombëtar të Bizneseve”, mbajtur në datat  28-29 Mars, organizuar nga Asambleja e Biznesit të Europës në Londër me pjesëmarrjen e mbi 60 kompanive nga e gjithë bota, Postës Shqiptare iu dha Çmimin Socrates.

“Promovimi i “historive të suksesit” të bizneseve të fushave të ndryshme, kryesisht nga vendet në zhvillim, ishte fokusi i këtij forumi.

Posta Shqiptare u vlerësua si një nga kompanitë më të mira në fushën e shërbimeve postare në rajon, për performancën dhe cilësinë e shërbimit për vitin 2016. 

Posta Shqiptare u përfaqësua në këtë forum nga Drejtori i Përgjithshëm, Majlind Lazimi, i cili referoi për aktivitetin e Postës si një kompani publike e rëndësishme në sektorin e shërbimeve në Shqipëri.

Lazimi u nominua dhe u vlerësua në kategorinë e çmimeve si ” Manaxheri i Vitit” në sektorin e shërbimeve, për profesionalizmin dhe performancën manaxheriale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat