Protesta për zgjedhjet/ Ja mbështetësit e Bashës në Itali e Greqi

Shqipëria

Protesta për zgjedhjet/ Ja mbështetësit e Bashës në Itali e Greqi

Më: 30 mars 2017 Në ora: 16:42
Lulzim Basha po merr pjesë në Kongresin e Partisë Popullore Europiane (PPE)

Lulzim Basha po merr pjesë në Kongresin e Partisë Popullore Europiane (PPE) që po mbahet në Maltë. Ai thotë se ka marrë mbështetje nga udheheqës të partive simotra dhe drejtues të institucioneve europiane për protestën.

Gjatë takimit me Presidentin e PPE, Josef Daul, dhe me Sekretarin e Pergjithshëm Antonio Lopez Isturiz Basha mësohet se është shprehur zgjedhjet janë të kërcënuara nga paratë e drogës.

Siç bën të ditur zyra e shtypit ndër takimet e shumta, bie në sy mbështetja që ka marrë kreu i senatit italian.

“Në bashkëbisedimin me Pier-Ferdinando Cazini, kreu i senatit italian e ka siguruar Basha se do të ketë përkrahjen e tij për kauzën e votës së lirë.

Basha argumentoi se e vetmja rrugëdalje është krijimi i një qeverie teknike që lufton drogën, paratë e pista, këput lidhjet me krimin dhe zbaton dekriminalizimin. Cazini e ka vlerësuar si të drejtë propozimin e opozitës shqiptare për daljen nga kriza”, bëhet e ditur në njoftimin për mediat.

Image

Po kështu Basha duket se ka mbështetje edhe nga politikanë në Greqi. Gjatë vizitës në Maltë ai ka takuar kreun e opozitës greke Kyrjakos Micotaqis i cili ka përkrahur kauzën e opozitës shqiptare.

Senatori italian Mario Mauro dhe kryetari i grupit Forza Italia në Senatin Italian, Paolo Romani e njohin situatën në Shqipëri. Ata i thanë z.Basha se qendrojnë në krah të tij dhe se përpjekjet e medha që po bëhen për votën e lirë, janë të drejta.

Në takimin me Presidentin e Këshillit të Europës, Pedro Agramunt, Basha ka theksuar se Shqipëria s’duhet lenë të bjerë në greminen e krimit të organizuar që ka kapur shtetin dhe të karteleve të drogës me lidhje qeveritare që kanë planifikuar mbajtjen e pushtetit duke asgjesuar votën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat