Lotaria amerikane, Ambasada kujdes: T’i nxjerrim së bashku këta kriminelë jashtë loje

Shqipëria

Lotaria amerikane, Ambasada kujdes: T’i nxjerrim së bashku këta kriminelë jashtë loje

Më: 30 mars 2017 Në ora: 15:52
Ambasada e SHBA-ve në Tiranë

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë pasi bëri publike datën kur do të mësohen fituesit e ri të lotarisë amerikanë bën me dije të kihet kujdes nga mashtruesit që njoftojnë fitues të rremë përmes emailit.

Ambasada bën me dije se të gjithë personat që kanë aplikuar për lotari duhet të bëjnë verifikimin nëse janë fitues përmes faqes së departamentit të shtetit dhe jo përmes emailit.

Çfarë jave! Jam e lumtur që shumë prej jush e shpërndanë emailin e rremë mbi përzgjedhjen për lotarinë, të cilin e ndava me ju këtë fillim jave – le t’i nxjerrim së bashku këta kriminelë jashtë loje! Dhe si të mos mjaftonte, sa shumë u tremba kur Kenny u hodh në Syrin e Kaltër për të shpëtuar Tessin. Shihni më poshtë se ç’ndodhi :-) Kam përshtypjen që një ditë Tessi do vizitojë Kenny-n në SHBA. Dhe si gjithmonë, mirëpres pyetjet tuaja!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat