KQZ miraton kërkesën e LSI për t’u regjistruar në zgjedhjet e 18 qershorit

Shqipëria

KQZ miraton kërkesën e LSI për t’u regjistruar në zgjedhjet e 18 qershorit

Më: 29 mars 2017 Në ora: 15:40
Ilir Meta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar sot kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, që kjo e fundit të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Tashmë LSI është një subjekt politik që do të garojë për zgjedhjet parlamentare, ndërsa partitë opozitare nuk kanë vendosur akoma. Afati për regjistrimin e partive në KQZ është data 18 prill.

Prej datës 18 shkurt, datë kur opozita e vendit vendosi të ngujohet në çadër përballë kryeministrisë në formë proteste, hipoteza të ndryshme janë ngritur në korridoret e politikës lidhur me qëndrimet që do të mbante LSI.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat