Nesër pa drita, ja zonat ku do ketë kufizime

Shqipëria

Nesër pa drita, ja zonat ku do ketë kufizime

Më: 28 mars 2017 Në ora: 17:11
Neser pa Energjisë Elektrike

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se, nesër, në datën 29 mars do të ketë kufizime të energjisë në disa zona nga ora 08:00-14:00.

Kjo për shkak të punimeve për vendosjen e transformatorit në nënstacionin Fushë Kuqe, shpjegon OSHEE.

Zonat pa energji në Burrel do të jenë: Fushë Kuqe Qendër, Kisha- Gurrëz, Privat, Tufzimi, Patok, Ujësjellësi Fushë-Kuqe, Qendër F-Kuqe, Plazh-Patok, Kisha katolike, Komplekse, Qendra 1, Mirditori 1+2, Firmë Betoni.

Zonat pa energji në Shkodër: Rrilë, Grykë Lumi (Kom.Shenkoll), Barbullojë, Gajush, Shënkoll, Tale, Burgu Shënkoll, Hidrovoret Droje, Tale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat