Kërkoni për punë jashtë shtetit? Vendet ku duhet të shikoni

Shqipëria

Kërkoni për punë jashtë shtetit? Vendet ku duhet të shikoni

Më: 28 mars 2017 Në ora: 10:15
Ilustrim

Kompanitë në të gjithë botën po fillojnë luftën e punësimit pas një viti me pasiguri politike dhe trazira…

Gjatë vitit të kaluar, Britania votoi për t’u larguar nga Bashkimi Europian, Donald Trump u shpall presidenti më i ri Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe populizmi është përhapur në të gjithë Europën. Të gjitha këto ndodhi kanë shkaktuar një pasiguri për kompanitë dhe shumë prej tyre kanë ngrirë planet  e tyre për zgjerim.

Brexit bëri që kompanitë në Londër dhe në Skoci të punësonin njerëzit me një normë më të ulët se sa qytetet e tjera të mëdha në botë.

Por ngjarjet po marrin një kthesë. Sipas anketës më të fundit të ManpowrGroup Employment të realizuar këtë muaj, kompanitë nga 39 në 43 vende thanë se presin rritje të stafit, sidomos në Azi dhe Europën Lindore.

11 vendet në të cilët kompanitë po kërkojnë për të zgjeruar forcën punëtore:

11.Zelanda e Re, vendi renditet i pari në shumë klasifikime për sa i përket cilësisë së jetës dhe kohët e fundit po përballet me fenomenin e plakjes së popullsisë.

10.Guatemala, ekonomia e të cilit dominohet nga sektori privat, i cili gjeneron rreth 85% të PBB-së. Kompanitë po shikojnë që të zgjerojnë me shpejtësi stafin drejtues në tremujorin e ardhshëm.

9.Bullgaria, vend i cili ka përjetuar një rritje të shpejtë ekonomike në vitet e fundit dhe kompanitë tani po kërkojnë që të zgjerojnë forcën punëtore në disa sektorë, si shërbimet profesionale, por edhe në atë të minierave.

8.Hong Kong, mund të jetë një vend shumë të shtrenjtë për të jetuar por është qendër financiare për Azinë dhe shikohet si një portë për shërbimet financiare të Kinës.

7.Rumania, vendi po tërheq shumë kompani europiane të cilat po kërkojnë të zgjerohen pasi kostot e jetesës dhe pagat janë relativisht të ulëta krahasuar me vendet e tjera të BE-së, ndërsa cilësia e jetës është përmirësuar ndjeshëm.

6.Shtetet e Bashkuara. Tani që zgjedhjet kanë përfunduar, kompanitë në Amerikë po kërkojnë që të punësojnë përsëri me shpejtësi.

5.Hungaria, është një ndër vendet me kostot më të ulët në Europë dhe gjithashtu është një vend ku tregu i punës është aktiv.

4.India është një ndër vendet në zhvillim me rritjen më të shpejtë në botë dhe po vazhdon të punësojë staf në mbarë botën në sektorë të ndryshëm, që nga shërbimet profesionale deri tek industria prodhuese.

3.Sllovenia Ndërkohë që punonjësit e Europës Perëndimore po punësojnë gjithnjë e më pak, në pjesën tjetër të rajonit, në Europën Lindore, kompanitë po kërkojnë të zgjerohen në fusha siç është teknologjia.

2.Japonia, vendi renditet ndër vendet që ka nivelet më të larta të punësimit tek bizneset, falë edhe kulturës së korporatave në qytete si Tokio.

1.Tajvani, vendi aziatik po tërheq pafund emigrantët të cilët kërkojnë që të rriten në karrirën e tyre dhe shumë shpejt do të shndërrohet në qendrën e kontinentit për sa i përket teknologjisë dhe financës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat