Deputeti i PD ka 13 pyetje për Fleckenstein: Kur të përgjigjesh, do kuptosh bojkotin

Shqipëria

Deputeti i PD ka 13 pyetje për Fleckenstein: Kur të përgjigjesh, do kuptosh bojkotin

Më: 27 mars 2017 Në ora: 22:30
Deputeti i PD Luçiano Boçi

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me deklaratat e bëra nga eurodeputeti dhe njëherësh raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, i cili në një intervistë ditën e sotme tha se nuk e kupton bojkotin e opozitës.

Është deputeti i PD Luçiano Boçi i cili përmes një statusi në Facebook, shtron disa pyetje për eurodeputetin.

Sipas tij, më parë Fleckenstein duhet të dijë përgjigjen e këtyre pyetjeve, që të kuptojë edhe bojkotin e opozitës. 

Statusi në Facebook:

“Që Z. Fleckeinshtein ta kuptojë kërkesën e PD për qeveri teknike, mqs është shprehur që nuk e kupton, duhet t’i japë më parë përgjigje këtyre pyetjeve fare të thjeshta:

– Sa euro kushton një votë në landin e tij?

– Si blihen votat në Gjermani?

– Sa banda operojnë në landin e tij për llogari të partisë-qeveri?

– Cili është më “i forti” i lagjes së tij që mbledh vota?

– A i ka uruar ndonjëherë “shefi”, sipas humorit, “Suksese në jetë”?

– A fiton dot ai në zonën e tij nqs se i del përpara një “bos” droge a burgaxhi i sprovuar, apo killer famoz, se këtu jo e jo që nuk ka shanse?

– A ka gjasa të ketë kandidatë politikë me rekorde të thella kriminale në vendin e tij?

– A ka promovuar e përkrahur ai vetë, individë të tillë në politikë për Kryetarë Bashkish apo Deputetë?

– Sa ton hashash mbillen në Gjermani?

– Sa përqind merr policia nga aktiviteti i drogës në Gjermani?

– Sa miliarda euro nga ky aktivitet përdoren nga partitë politike për të marrë pushtet atje?

– Sa vendime merren “nën efekt” për interesa kriminale e plehrash në vendin e tij?

– Sa ministra janë ish punonjës të ish STAS-it, apo hetues për llogari të STAS-it?

Vetëm kaq i duhet. Shqipëria e siguroj, është vend përrallor, por nuk mund të përralliset!!!

Pas kësaj me shumë dëshirë do ia aprovoja këshillat e leksionet për demokracinë funksionale e parlamentare” .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat