Parku Arkeologjik i Apolonië do të rihapet në muajin prill për vizitorët pas restaurimit të thellë që iu nënshtrua.
Lajmin e dha sot kreu i qeverisë që postoi në Fb, "një imazh ikonik të Parkut Arkeologjik të Apollonisë".
"Kam kënaqësinë t'ju njoftoj, - shkruan Edi Rama, - se në prill do të shfaqen të rilindura thesaret e këtij parku, pas ndërhyrjes më të madhe restauruese të 30 vjetëve të fundit, e cila u ndërmor qysh prej janarit 2016 nga një skuadër ekspertësh të spikatur.
Ky restaurim shembullor, ka përfshirë monumentet brenda hapësirës së Manastirit bashkë me Portikun e Statujave, Trapezarinë, Kishën, depon Arkeologjike, Muzeun, dhe hapësirat panoramike përreth zonës së Parkut.
Parku Arkeologjik i Apollonisë do të ketë Portën e Jugut si hyrjen e tij të re, ku ju sugjeroj të mos e humbisni rastin për të hyrë në një botë magjepsëse".