Parashikimi i motit për ditën e sotme në Shqipëri

Shqipëria

Parashikimi i motit për ditën e sotme në Shqipëri

Më: 27 mars 2017 Në ora: 07:39
Shiu, ilustrim

Masat ajrore të paqëndrueshme do të bëjnë që vranësirat dhe shirat e dobët e lokalë të jenë prezent në vend por herë pas here do të ketë intervale me kthjellime.

Orët e pasdites do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në zonat veriore dhe qendrore ndërsa me vranësira dhe shira do të paraqitet moti për zonat jugore e juglindore. Gjatë natës do të ketë përmirësim të kushteve atmosferike në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3- 4  ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat