Deputetja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu ka publikuar në rrjete sociale foton e një qilimi të vjetër që ruan ende në shtëpinë e saj.
Madje përmes këtij publikimi ajo gjithashtu ka shpjeguar sesa objekt i vyer ka qenë në shtëpinë e saj.“Ky qilimi shtrohej per Vit te Ri, per ndonje ditelindje a ngjarje madhore ne shtepi. Se si nuk na ka marre me vete sa here e shkundnim te shkalla, nje Zot e di. Por jam e gezuar qe nuk e kemi flakur nga shtepia e mamit, kur dolen keto tapetet moderne...,”-përfundon postimi i deputetes.