Basha mbledh grupin parlamentar dhe kryesinë e partisë: Qëndresë deri në qeveri teknike

Shqipëria

Basha mbledh grupin parlamentar dhe kryesinë e partisë: Qëndresë deri në qeveri teknike

Më: 26 mars 2017 Në ora: 21:27
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thirrur në një takim mbledhjen e grupit parlamentar si dhe të kryesisë së Partisë së drejtuar prej tij.

Mbledhja ka nisur pak momente më parë dhe ka për qëllim të diskutojë strategjinë e mëtejshme të opozitës.

Burime nga brenda mbledhjes, bëjnë me dije se Basha u ka kërkuar deputetëve dhe anëtarëve të Kryesisë që përveç qëndresës në çadër, të zhvillojnë edhe takime në bazë.

Basha: Qëndresa e opozitës do të vazhdojë deri në qeveri teknike.

Mbledhja vjen dy ditë pas kthimit të kryetarit Basha nga një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më herët, Basha ka zhvilluar takime edhe me aleatët opozitarë.  Burime të Balkanweb nga mbledhja e PD, bënë me dije se Basha iu kërkoi deputetëve dhe anëtarëve të kryesisë që të jenë në bazë tek strukturat, një angazhim tjetër ky, përveç qëndresës në çadër.

 Ndër të tjera, siç mësojnë burime të BalkanËeb brenda mbledhjes, kryedemokrati ka hedhur poshtë çdo aludim për marrëveshje me shumicën për zgjedhjen e presidentit. “Asgjë nuk është e vërtetë. PD-ja është e vendosur në qëndrimin e saj”,- ka shtuar ai.

 Në mbledhje mësohet të ketë folur vetëm Basha, ndonëse i pranishëm ka qënë edhe Berisha.

Ndërsa pak më parë Ambasada e SHBA-ve deklaroi se se asnjë prej çështjeve të mprehta të aktualitetit politik në Shqipëri nuk duhet të jetë shfajësim për bojkotin e Parlamentit, bllokimin e zgjedhjeve dhe Reformës në Drejtësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat