"Me ty kur merrej burri?"/ Rama i tregon gjyshes për poezitë erotike

Shqipëria

"Me ty kur merrej burri?"/ Rama i tregon gjyshes për poezitë erotike

Më: 26 mars 2017 Në ora: 17:44
Kryeministri Edi Rama me gruan e moshuar

Kryeministri Edi Rama ishte sot në nje familje në Selenicë, ku sapo ishte mbyllur procesi i legalizimit.

Pavarësisht përpjekjeve të të zotëve të shtëpisë për të folur për punën, për familjen apo për shqetësimet e ditës, kryeministri Edi Rama ka dashur ta ngacmojë bisedën me poezi erotike, me veshjen e gjyshes që nuk e kanë problem të flasin hapur apo me pyetje të tipit: Kur merrej burri me ty?

 “Kam bërë një poezi për karamele Zana, kanë qenë duke më thyer notën në sjellje. Një poezi erotike për karamele Zana për pak më thyen notën në sjellje. E mbaj mend po nuk e them këtu tani, megjithëse nënës ia them në vesh se gjyshet kanë më shumë humor se gjyshërit”, tha Rama.

Gruaja e moshuar i tregon se i shoqi ka bërë punë të rëndë, ndërsa Rama ia kthen: Po me ty kur merrej apo…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat