Banda e shqiptarëve masakron me shufra hekuri 20 vjeçarin

Shqipëria

Banda e shqiptarëve masakron me shufra hekuri 20 vjeçarin

Më: 26 mars 2017 Në ora: 15:24
Emanuele Morganti

Emanuele Morganti, 20 vjeç është duke luftuar me vdekjen në spitalin e Romës, pasi u transportua menjëherë për në sallën e operacionit me fraktura të shumta në kafkë dhe në qafë.

20-vjeçari gjendej në një festë së bashku me të dashurën e tij dhe hyri në një konflikt me një shqiptar, i cili e përshkallëzoi debatin në dhunë fizike duke përfshirë edhe shokët e tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 të mesnatës në një lokal pranë Miro Alatrit.

Banda e shqiptarëve e kishte goditur disa herë më shufra hekuri italianin në kafkë duke i shkaktuar hemorragji cerebrale, shkruan tvklan

Morganti u transportua me helikopter në spitalin “Umberto Primo” në Romë ku i është nënshtruar një operacioni delikat dhe po lufton për jetën e tij.

Shqiptarët janë arrestuar dhe pritet masa e ndëshkimit për ta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat