Berisha flet për shifra të "frikshme" kanabisi që po trafikohen nga policia!!!

Shqipëria

Berisha flet për shifra të "frikshme" kanabisi që po trafikohen nga policia!!!

Më: 25 mars 2017 Në ora: 22:14
Edi Rama

Edhe pse Saimir Tahiri nuk është më ministër i Brendshëm, ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë dhe veçanërisht Policisë së Shtetit sa i përket trafikut të drogës.

Sipas deputetit demokrat, janë 10 mijë ton kanabis të cilat janë në duart e Policisë dhe se po trafikohen për në shtetet fqinje, Itali, Greqi, Mal i Zi, Maqedoni dhe Kosovë. 

Këtë akuzë të rëndë, Berisha e argumenton duke thënë se gjatë kohës së asgjësimit të lëndëve narkotike, policia nuk ka bashkëpunuar me prokurorin, asnjë qytetar shqiptar apo partnerë të huaj, të cilët siç thotë Berisha nuk kanë asistuar në shkatërrimin e drogës.

Statusi në Facebook i Sali Berishës

Zhduken 10 mije tone kanabis?! Matematika e Edi Rames e nxjerre ate me cullak se kurre!

Te dashur miq, Ediskabari ka deklaruar me dhjetra here se sipas statistikes zyrtare, e cituar kjo edhe ne Raportin vjetor te Departamentit amerikan, policia kanabiste ka shkaterruar kete vit 2,5 milion bime kanabis. Specialistet e fushes me thone se pesha mesatare e nje bime eshte se paku 4-6 kg.

Keshtu, sipas statistikes zyrtare te policise, kete vit ne Shqiperi jane korrur nga policia pra me se paku 10 mije ton kanabis. Ndonese per shkaterrimin e kanabisit te korrur dhe drogave te tjera ka rregulla te percakuara ligjore qe percaktojne qarte rolin e prokurorit te shtetit per kete proces, qytetaret shqiptare apo dhe partneret e huaj deri sot nuk kane pare as dhe asistuar ne shkaterrimin kete vit qofte dhe te 5 toneve kanabis. Kjo tregon se pari: - Mbi 10 mije ton kanabis, qe te thara bejne se paku 2500 ton, jane ne duart e policise se shtetit dhe se ato po ngarkohen dite e nate per ne Itali, Greqi, Mal te Zi, Maqedoni dhe Kosove - ose, ne rast se shifrat reale te bimve te korrura te kanabisit jane 10 here me te vogla, perseri mbeten te zhdukura mbi 1000 ton kanabis te korrur tashme nga korrja jo e 2.5 milione por vetem e 250 mije bimeve. Keshtu qe vendet fqinje duhet te pregatiten edhe per disa qindra ton kanabis nga Ediskobari nga Shqperia! 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat