Rama: Presidenti, një figurë me mirëkuptim

Shqipëria

Rama: Presidenti, një figurë me mirëkuptim

Më: 25 mars 2017 Në ora: 16:21
Edi Rama

Kur na ndajnë vetëm pak javë nga data 18 prill për nisjen e proceduarve ligjore për zgjedhjen e presidentit është kryeministri Rama që duke iu përgjigjur pyetjes së një të moshuari ka shprehur bindjen se mazhoranca e tij i ka votat që në raundin e parë për të zgjedhur kreun e ri të shtetit.

Por, sipas tij, synimi është një tjetër. “Ne do bëjmë që presidenti apo presidentja të jetë një figurë që të ketë mirëkuptim dhe mbështetje”, ka thënë Rama.

Kryeministri ka shprehur bindjen se edhe procesi i vettingut të drejtësisë shqiptare do të realizohet në praktikë pavarësisht bojkotit opozitar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat