Rama: Pensionet 8.2% më të larta se në 2013

Shqipëria

Rama: Pensionet 8.2% më të larta se në 2013

Më: 25 mars 2017 Në ora: 08:23
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se falë reformave për të bërë shtet, sot të gjithë gjyshet dhe gjyshërit, marrin një pension 8.2% më të lartë se në 2013.

“Ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh plot dritë fisnikërie të kësaj gjysheje, në mjediset e rilindura të Senatoriumit të Tiranës. Falë reformave për të bërë shtet sot të gjithë gjyshet dhe gjyshërit, si në qytet ashtu edhe në fshat, marrin një pension 8.2% më të lartë se në 2013. Shume më shumë mbetet ende për të bërë dhe do të bëhet se s’bën”, ka shkruar ai në facebook, ku ka bashkangjitur edhe këtë fotografi.s

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat