Zbulohet sa pension merr Nexhmija Hoxha që nga viti 1991

Shqipëria

Zbulohet sa pension merr Nexhmija Hoxha që nga viti 1991

Më: 25 mars 2017 Në ora: 08:00
Nexhmije Hoxha

Nexhmije Hoxha, e cila ka qenë në krah të bashkëshortit të saj për 41 vjet dhe e pranishme në të gjitha vendimmarrjet e rëndësishme për vendin, ka qenë anëtare e Komitetit Qendror të PPSH­së dhe drejtoreshë e Institutit të Studimeve Marksiste­ Leniniste.

E veja e ish­-udhëheqësit komunist Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha, është një nga 1 mijë veteranët e Kategorisë së Parë, e cila prej 20 vitesh merr një shpërblim prej 3911 lekësh të rinj.

Nexhmije Hoxha merr një pension prej 23.996 lekësh dhe një shpërblim si veterane e Luftës prej 3911 lekësh, në total 28 mijë lekë të rinj.

Nexhmije Hoxha ka  dalë në pension në vitin 1991 dhe aktualisht merr  pensionin më të lartë, afërsisht dyfishi i pensionit minimal edhe për shkak se në kohën e komunizmit, ka qenë zyrtare me paga të larta mbi 1 mijë lekë të rinj në muaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat