Zbardhet arsyeja, ja pse e dorëzoi mandatin deputeti socialist

Shqipëria

Zbardhet arsyeja, ja pse e dorëzoi mandatin deputeti socialist

Më: 25 mars 2017 Në ora: 00:03
Ervin Koçi

Zbulohet arsyeja pse deputeti socialist Ervin Koçi ka vendosur të dorëzojë mandatin e tij.

Me anë të një statusi në Facebook, Koçi është shprehur: “tërhiqem nga të gjitha angazhimet e mia politike dhe do të aspiroj për të marrë përgjegjësi publike si një mundësi e re për të dhënë kontribut të mëtejshëm si dhe për të vazhduar zhvillimin profesional”.

Mësohet se posti që do të marrë ish deputeti i qarkut Fier, është ai i kreut të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Disa ditë më parë, Enkeleda Shehi u shkarkua nga detyra si Drejtoreshë Ekzekutive të AMF-së, Enkelejda Shehi me 55 vota pro dhe 20 kundër në Parlament.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat