Lejuan kamionin me 8 ton kanabis, arrestohen 4 policë të Qafë Thanës

Shqipëria

Lejuan kamionin me 8 ton kanabis, arrestohen 4 policë të Qafë Thanës

Më: 24 mars 2017 Në ora: 22:43
ilustrim

Prokuroria per Krime te Renda ka urdheruar arrestimin e 4 punonjesve te Policise ne piken e kufirit Qafe Thane, te dyshuar per vepren penale te “trafikut te narkotikeve” ne bashkepunim, ne vijim te hetimit te nisur pas zbulimit te nje kamioni maqedonas me 8 ton kanabis ne Itali, ne shkurt 2017.

Ne baze te hetimit te Prokurorise per Krime te Renda ka rezultuar se efektivet e policise kane krijuar lehtesite qe ky kamion, i ngarkuar me narkotike, te kaloje pa u kontrolluar ne Qafe Thane.

Ne baze te hetimit te Prokurorise, Gjykata per Krime te Renda ka caktuar masen e sigurise, te cilat jane zbatuar mbremjen e sotme nga Sherbimi i Ceshtjeve te Brendshme, per efektivet e policise:

Clirim Pepa, pergjegjes turni

Evin Kodra, kontrollor hyrje-dalje
Lirim Halili, kontrollor te kabina ne hyrje
Syrja Terziu, kontrollor ne hyrje0

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat