Sulmi në Londër, Basha: Edhe nesër në qeverisje aleatë besnikë kundër terrorizmit

Shqipëria

Sulmi në Londër, Basha: Edhe nesër në qeverisje aleatë besnikë kundër terrorizmit

Më: 23 mars 2017 Në ora: 12:29
Kryetari i Partsë Demokratike, Lulzim Basha

Kryetari i Partsë Demokratike, Lulzim Basha, ka shprehu ngushëllimet ë lidhur me aktin terrorist që ndodhi dje në Londër dhe shkaktoi të vrarë dhe të plagosur ndër njerëzit e thjeshtë:

"Jam i tronditur nga sulmi terrorist në Londër  dhe ndjej dhimbje të thellë për jetët e humbura e të lënduara. Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike u shpreh ngushëllime familjeve të viktimave dhe mbështetje popullit e udhëheqësve të Mbretërisë së Bashkuar.  

Partia Demokratike si sot në opozitë edhe nesër në qeverisjen e vendit do të jetë aleate besnike dhe e palëkundur e Mbretërisë së Bashkuar në luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe për triumfin e paqes dhe lirisë në botë.", shkruan Basha në profilin e tij në Facebook. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat