Ministria e Jashtme shqiptare dënon sulmin terrorist në Londër

Shqipëria

Ministria e Jashtme shqiptare dënon sulmin terrorist në Londër

Më: 22 mars 2017 Në ora: 21:20
Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, përmes një deklarate dënoi sulmin e ndodhur sot në Londër, dhe i shpreh solidaritetin dhe mbështetjen autoriteteve dhe popullit britanik në luftën kundër çdo forme terrorizmi.

MPJ është vënë në dijeni nga Ambasada e Shqipërisë në Londër, se nga verifikimi paraprak i policisë londineze, nuk ka shtetas shqiptarë midis viktimave apo të plagosurve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat