Ambasada shqiptare në Greqi, tre javë pa ambasador

Shqipëria

Ambasada shqiptare në Greqi, tre javë pa ambasador

Më: 22 mars 2017 Në ora: 14:50
Ambasada shqiptare në Greqi

Një sëmundje kronike që ndodh me shtetin shqiptar, i cili ka tre jave që ka lënë këtë përfaqësi të një vendi evropian pa përfaqësues. Nuk është hera e parë që kjo përfaqësi qëndron pa ambasador. Një gjë e tillë është përsëritur në vitin 2005, ku ambasada jonë qëndroi rreth 20 ditë pa ambasador , sepse ish dy ambasadorët Bashkim Zeneli dhe Vili Minarolli nuk dëshironin të uronin apo te shtrëngonin dorën njëri-tjetrit.

Më 13 dhjetor të vitit të kaluar ministri i Jashtëm Bushati pati emëruar kushërirën e tij ambasadore Ardiana Hobdari, ku u tha se ajo do të fillonte punë në fillim të vitit, por nuk u pa kjo gjë. Por për hir të vërtetës që nga 3 marsi ambasada shqiptare në Athinë është pa ambasador. Sot shkuam për të takuar ambasadoren por atje mësuam se ambasadorja ende nuk është paraqitur në punë, shkruan shekulli.

Lind pyetja si ka mundësi që Shqipëria një vend kandidat për në familjen Europiane të lërë pa ambasador përfaqësinë e saj në Athinë, në një vend te BE, ku problemet midis dy vendeve dihet se sa “të mira” janë ? Shpresojmë se së shpejti se shteti shqiptar do të ndërgjegjësohet që ambasada jonë më në fund të ketë drejtuesin e saj, është kjo ambasadë që mbahet nga taksat e popullit dhe nga shërbimet konsullore në kurriz të emigrantëve...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat