Vrasja për drogën në Devoll, i dyshuari: Personi që më akuzon i “lajthitur”

Shqipëria

Vrasja për drogën në Devoll, i dyshuari: Personi që më akuzon i “lajthitur”

Më: 22 mars 2017 Në ora: 13:41
Myrte akuzohet se është autori i vrasjes së ndodhur 5 ditë më parë në Devoll. Bëhet fjalë për grabitjen me pasojë vdekjen e shtetasit Zarif Alliu.

“Nuk kam lidhje me vrasjen. Personi që më identifikon mua si autor, ka qenë në ‘lajthitje’ dhe e bën në mënyrë të gabuar. Nuk kam asnjë dijeni për ngjarjen, dhe ditën e krimit kam qenë i shoqëruar me shokët e mi që janë të gatshëm ta vërtetojnë këtë. Policia nuk ka pranuar tu marrë dëshminë”, ka qenë qëndrimi i David Myrtes, përpara gjyqtarëve.

Këtë deklaratë ai e bëri gjatë paradites së sotme në sallën e gjyqit ku edhe u njoh me masën e sigurisë së burgut pa afat. Myrte akuzohet se është autori i vrasjes së  ndodhur 5 ditë më parë në Devoll. Bëhet fjalë për grabitjen me pasojë vdekjen e shtetasit Zarif Alliu.

Ndërkohë, sipas hetimeve të prokurorisë ngjarja ka ndodhur për çështje droge, pasi autori i vrasjes dyshohet se i kishte viktimës Alliu 12 mijë euro borxh për transportin e drogës nga kufiri i gjelbër. Sipas hetimeve, dyshohet se autori nuk ka vepruar i vetëm. Një nga dëshmitarët e ngjarjes ka identifikuar një prej personave që morën pjesë në krim, i cili është shtetasi David Myrte, 25 vjeç i dënuar më parë në Greqi për trafik droge.

Sipas asaj që deklaron prokuroria, ngjarja ndodhi më 18 mars, rreth orës 20.40 në vendin e quajtur fshati Braçanj, rrethi Devoll, ku  janë gjetur të dëmtuar tre persona të cilët kanë kërkuar ndihmë tek banorët e zonës. Të dëmtuar ishin  Daniel Tole, Mendar Burnazi dhe Zarif Alliu. Ky i fundit gjeti vdekjen disa orë më vonë pas dhunës fizike. Njoftimi i policisë  është bërë nga banorë të zonës,  ku të dëmtuarit Daniel Tola dhe Mendar Burnazi kishin trokitur në dyert e tyre për të kërkuar  ndihmë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat