Nishani i përgjigjet Zhitit: Pas akuzave si spiun në Spaç, konstatova dhe paqëndrueshmëri psikike

Shqipëria

Nishani i përgjigjet Zhitit: Pas akuzave si spiun në Spaç, konstatova dhe paqëndrueshmëri psikike

Më: 22 mars 2017 Në ora: 08:50
Presidenti i Republikës Bujar Nishani

Presidenti i Republikës Bujar Nishani u ka kthyer përgjigje, akuzave të të ngarkuarit me punë në Vatikan, Visar Zhiti, të cilin e ka quajtur si të paqëndrueshëm psiqikisht.

Në një intervistë për Panorama, ndër të tjera Presidenti Bujar Nishani shprehet:

“Kur u bë publik propozimi i kryeministrit Rama për ta emëruar Zhitin ambasador në Selinë e Shenjtë, unë mora mesazhe dhe dëshmi nga ish-i përndjekuri politik P.V., i cili e akuzonte Zhitin si bashkëpunëtor të administratës së Burgut të Spaçit në vitet 1982 -1983 në procese të ridënimit të të burgosurve në atë burg.

Por nuk ishte kjo arsyeja që unë nuk e emërova.  Arsyeja që nuk e emërova Zhitin kishte të bënte me mosrespektimin e e procedurës ligjore të propozimit nga qeveria, të deklaratave publike të papranueshme të Zhitit ndaj Kishës Katolike dhe pas një takimi që pata në zyrën time, konstatova një paqëndrueshmëri psikike.

Visar Zhiti, në një letër nga SHBA, shkruante për Nishanin: " Ai, gjoja President, flet për Kushtetutë, se kështu duhet kur në përmbajtje është kundërkushtetues...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat